Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin.
Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League.
Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.
The post Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool appeared first on Telesport.