Isak kërcënohet nga tifozët, blen qen 35 mijë euro për t’u mbrojtur. Doberman i trajnuar në nivel të lartë

Alexander Isak do të shtojë së shpejti një anëtar të ri në familje. Sulmuesi i Liverpool-it ka blerë një qen roje pasi mori kërcënime me vdekje nga tifozët e Suedisë. Në Angli po rriten ndjeshëm vjedhjet dhe sulmet ndaj lojtarëve, ndaj shumë futbollistë po adoptojnë kafshë të trajnuara për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Isak ka zgjedhur një doberman të trajnuar profesionalisht nga një kompani e specializuar për qen roje elitare.

Sulmuesi suedez po kalon muaj të vështirë. Gjatë verës u përfshi në një “telenovelë” merkatoje, duke bojkotuar edhe stërvitjet me Newcastle për të shkuar te Liverpool-i. Së fundi, tifozët e Suedisë e kanë sulmuar rëndë pas vendit të fundit në grupin e kualifikueseve të Botërorit 2026, duke i dërguar kërcënime me vdekje atij dhe familjes.

Sipas “The Sun”, ai ndoqi shembullin e shumë lojtarëve të Premier League. Një burim pranë tij tha: “Ai dëshiron të ndihet rehat edhe jashtë fushës, një qen roje është thelbësor për këtë”. Edhe Walker e Grealish kanë zgjedhur së fundi qen të tillë roje për sigurinë personale dhe familjare.

The post Isak kërcënohet nga tifozët, blen qen 35 mijë euro për t’u mbrojtur. Doberman i trajnuar në nivel të lartë appeared first on Telesport.