Isak drejt Liverpool për 150 milionë euro, Newcastle do të bëjë 3 super transferime

Pavarësisht rezistencës së Newcastle, transferimi i Alexander Isak te Liverpool duket i pashmangshëm. Sulmuesi suedezi ka refuzuar ofertat e majme të ardhur nga Al-Hilal, por edhe interesin e shprehur nga klube të tjera të mëdha në Europë dhe dëshiron vetëm Liverpool-in.

Transferimi i Isak te Liverpool pritet të mbyllet për 150 milionë euro. Me këtë shumë të fituar nga shitja e Isak, Newcastle pritet të bëjë të paktën 3 transferime të bujshme. “Qymyrxhinjtë” kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Isak dhe është pikërisht slloveni i Leipzig, Benjamin Sesko, edhe pse raportohet se Man. United ka arritur parimisht marrëveshjen me lojtarin. Klubi i Bundesligës kërkon 80 milionë euro për sulmuesin 22-vjeçar.

Në mesfushë, zgjedhja e Eddie Howe është Nicolo Barella i Interit. Ardhja e tij mund të kompletojë një treshe të nivelit të lartë në mesin e fushës së bashku me Guimaraes dhe Tonali.

Newcastle synon të forcojë po ashtu edhe mbrojtjen. Piero Hincapie, qendërmbrojtësi i Leverkusen, duket përforcimi ideal për mbrojtjen e “Qymyrxhinjve”. 23-vjeçari tashmë e ka provuar veten e tij në Bundesligë dhe garat evropiane, dhe nënshkrimi i tij mund të përfundojë për një tarifë afër 40 milionë eurosh.

The post Isak drejt Liverpool për 150 milionë euro, Newcastle do të bëjë 3 super transferime appeared first on Telesport.