Isak do të mungojë gjatë, Salah është në Kupën e Afrikës. Liverpool ndërhyn në merkato, dy emrat që po ndjek

Duke qenë se Alexander Isak do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi suedezi iu nënshtrua një operacioni dje në kyçin e këmbës, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Tottenham, detyron Liverpool të ndërhyjë në merkato.

Përveç Isak të dëmtuar, mungon edhe Mohamed Salah i angazhuar me kombëtaren egjiptiane në Kupën e Afrikës. Pikërisht për këtë arsye, Liverpool po ndjek dy pista për të përforcuar sulmin. Sipas “The Sun”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit të kuq është ai i Franculino Dju, sulmuesit nga Guinea, i cili po shkëlqen me danezët e Midtjylland, këtë sezon.

21-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje zyrtare, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Liverpool. Emri i dytë që po ndjek klubi i kuq është një pistë e vjetër, Antoine Semenyo, për të cilin Bournemouth kërkon 75 milionë euro.

The post Isak do të mungojë gjatë, Salah është në Kupën e Afrikës. Liverpool ndërhyn në merkato, dy emrat që po ndjek appeared first on Telesport.