Isa Mustafa tregon planin për koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet politike në vend pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Në një intervistë për Bota Sot, Mustafa ia ka bërë edhe njëherë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje, se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me të, pa kandidaten e saj për kryeministre, Vjosa Osmani.

“Me rëndësi është të definohen objektivat e qarta të qeverisjes. Të ekipohet një qeveri e përgjegjshme ndaj qytetarëve, karshi ligjit dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministër. Në qoftë se nuk gjejmë zgjidhje në këtë fazë, atëherë mbetet që kryeministrin ta jap LDK ose VV pasi të kryhen zgjedhjet, varësisht se kush është parti e parë”, ka thënë Mustafa në intervistën për këtë gazetë që e plotë në numrin e së premtes.