Isa Mustafa bashkë me Lutfi Hazirin shkojnë për ngushëllime te familja Thaçi

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shkuar për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj.

Bashkë me të ka qenë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri si dhe anëtarja e kësaj partie, Vlora Dumoshi, raporton klankosova.

Sot është dita e dytë e të pames për Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.