Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, e ka interpretuar gamën e madhe të zhvillimeve të fundit në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mbështetje për Avdullah Hotin kryeministër.
Me anë të një statusi në Facebook ai ka numëruar zhvillimet e fundit, e që janë Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e fondeve për financim nga DFC, letra e presidentit Biden për njohjen e Kosovës.
Senatori i Shtetit i caktuar nga Biden, Anthony Blinken, së fundi tha se duartroket progresin e bërë nga administrata Trump, e që ishte kontestuar shumë nga VV.
Madje edhe ish i dërguari i posaçëm i dialogut, Richard Grenell, në listën e falënderimeve të tij për njohjen e Izraelit e kishte edhe vetë Blinkenin e Bidenit.
Këto po interpretohen si sinjale të qarta “për çdonjërin në Kosovë” nga Mustafa.
Statusi i plotë:
SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë. IM