Isa Mustafa: Albin Kurtit të mos i lejohet kurrë kandidimi, jo veç për 3 vjet

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti e deputetët e tjerë që kanë shkelur ligjin, nuk duhet t’ju lejohet kurrë kandidimi, e jo vetëm për 3 vjet.

Sipas Mustafës, s’mund të jesh në krye të legjislativit e të sjellësh ligje, kur veç i shkel ato.

‘’Çdo njëri prej nesh duhet ta respektojë Ligjin. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës nëse ligji nuk e lejon atë. Nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit dikë që ka shkelur ligjin. Sepse të sjellësh ligje, e të shkelësh ligje, nuk shkojnë bashkë. Nuk është mirë të jenë fare deputetë ata që e kanë shkel ligjin. Kurti të sillet sikurse cdo qytetar tjetër i Kosovës’’, ka thënë Mustafa në RTK.

Për kërcënimin e Vjosa Osmanit ndaj Valdete Dakës, ai ka thënë:

‘’Daka nuk e ka inicuar cështjen e votës së Etem Arifit. Këtë e ka bërë Vetëvendosje. Të fajësohet Daka për këtë cështje për konsatatimin e Kushtetueses, Për mu, nëse s’kish qenë ky vendim i Kushtetueses, do të ishte më mirë që të gjithë të certifikohen.’