Ironizon Prebreza: Taksë 20 euro për prishtinasit që hyjnë në Fushë Kosovë

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka ironizuar me parlajmërimin se Komuna e Prishtinës do të vendosë një taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në zonën e Prishtinës.

Ai tha se do të vendosë “taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës”.

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë)”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Prebreza shtoi se beson se “këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë”.