Ironizon Mushkolaj: A mundemi qeto exit-polle me i mbyll krejt, ose bëni exit-polle ose mos bëni fare

Analisti Imeri Mushkollaj ka pasur një kërkesë të hapur përgjatë debatit të sotëm.

Ai tha se a është e mundur që të bëhet kërkesë që të mbyllen exit-pollet.

Ky deklarim i tij erdhi pasi në shumë raste nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, exit pollet nuk dolën me rezultate të ngjashëm me ato finalet nga KQZ-ja.

“A mundemi me bisedu me exit-pollet me i mshel këto exit-polle o vlla. Po i mbyllim e bëj nga ka një projeksion këtu e ja qëllojmë. Po tringëlloj pak ironik po”,deklaroi Mushkolaj.

“Ose po bëjmë exit-polle, ose s’po bëjmë hiç”./Lajmi.net/