Ekipi kombëtar iranian i futbollit mbërriti në Meksikë të dielën pasdite, pasi Uashingtoni u mohoi vizat disa anëtarëve të stafit të trajnerëve.
Drejtues të federatës, lojtarët dhe stafi i trajnerëve zbritën nga aeroplani në një aeroport të ruajtur mirë nga ushtarë dhe të patrulluar nga ushtarë të Gardës Kombëtare Meksikane.
Masa të rrepta sigurie për shkak të frikës së ndonjë incidenti. Gjithsesi, një grup i vogël tifozësh që valëvitnin flamuj iranianë i pritën idhujt e tyre jashtë aeroportit.
Eskorta ushtarake do të shoqërojë kombëtaren e Iranit përgjatë gjithë kohës që ata do të jenë në Kupën e Botës. Pas mbërritjes së tyre, seanca e parë stërvitore u mbajt pas dyerve të mbyllura të hënën.
I gjithë grumbullimi i Iranit do të jetë “i mbyllur” për fansat dhe mediat, që vetëm nga larg mund të filmojnë, edhe ato te autorizuara dhe për disa minuta. Forcat e shumta ushtarake rrethojnë hotelin dhe qendrën stërvitore.
The post Irani zbret në Meksikë me eskortë ushtarake pas kaosit me vizat amerikane, grumbullim me dyer të mbullura appeared first on Telesport.








