Irani rrëzon një aeroplan luftarak izraelit F-35, kapet piloti

Forcat e armatosura iraniane dyshohet se kanë rrëzuar një avion luftarak F-35 izraelit në afërsi të qytetit Tabriz, në pjesën veriperëndimore të vendit, dhe kanë kapur pilotin.

Sipas mediave shtetërore iraniane, ky është avioni i katërt F-35 që pretendohet të jetë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit.

Ndërkohë, pala izraelite nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar mbi incidentin.

Ngjarja ndodh në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit po rriten ndjeshëm.

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.