Irani ka lëshuar fletarrest si dhe ka kërkuar nga Interpoli që ta ndihmojë në arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump si dhe dhjetëra personave tjerë, që besohet se kryen sulmin me dron që vrau gjeneralin iranian në aeroportin e Bagdadit, Qassem Soleimani, shkruan Al Yazeera.
Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, ka deklaruar se Trump së bashku me 30 persona tjerë akuzohet për përfshirje në sulmin e 3 janarit që mbyti gjeneralin Soleimani, duke shpresuar se “ata do të përballen për vrasje dhe terrorizëm”, transmeton Telegrafi.
Alqasimehr nuk ka identifikuar persona tjerë përveç Trumpit, por theksoi se Irani do të vazhdoj të kërkojë arrestimin e tij.
Në anën tjetër Interpoli me seli në Lyon të Francës, nuk i është përgjigjur kërkesës së Iranit si dhe nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë.