Irani e Izraeli vazhdojnë të këmbejnë sulme

Izraeli dhe Irani kanë vazhduar të këmbejnë sulme përderisa kryeministri Izraelit Netanyahu iu drejtua popullit Iranian duke i bërë thirrje të rrëzon regjimin në Teheran.

Izraeli dhe Irani kanë vazhduar të këmbejnë sulme me raporte për tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur brenda Izraelit si dhe njoftime për sulme dhe viktima të reja në Iran.

Gjatë natës së kaluar Irani ka lansuar qindra raketa dhe fluturake pa pilot drejtë izraelit, edhe pse mbrojtja ajrore Izraelite dhe aeroplanët amerikan britanik dhe francez, ndaluan pjesën më të mëdha prej tyre, disa prej raketave kanë goditur caqe, përfshirë edhe lagje banimi në Tel Aviv dhe pjesë tjera të izraelit.

Njëkohësisht është njoftuar se aeroplanët izraelit kanë vazhduar me goditje brenda Iranit, duke shënjestruar sisteme të mbrojtjes ajrore si dhe pikat e lansimit të raketave dhe fluturakeve pa pilot sipas zyrtarëve në Teheran, numri i viktimave të sulmeve Izraelite është së paku 78, përderisa më shumë se 320 iranian të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve.

Përkundër thirrjeve për përmbajtje, asnjëra palë nuk duket të jetë e gatshme të ndalon sulmet ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar mbrëmë popullit iranian duke i bërë thirrje që të rrëzojnë regjimin në Teheran dhe duke sinjalizuar se fushata izraelite do të mund të jetë më e gjatë se sa që fillimisht besohej.

The post Irani e Izraeli vazhdojnë të këmbejnë sulme appeared first on Kosovapost.net.