Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Së fundmi, burime të Periskopit kanë bërë të ditur se pesë zyrtarë të Policisë janë suspenduar, teksa po zhvillohen hetimet lidhur me vdekjen e tij.
Pak orë më parë IPK doli me një komunikatë, ku bëri të ditur se bashkë me Prokurorinë janë duke hetuar reagimin policor mbi vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.