Bazuar në autorizimet ligjore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e përkohshëm ndaj një zyrtari policor të Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor, i cili ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani, transmeton KosovaPost.
Në një komunikatë për medie hetuesit e IPK-së bëjnë të ditur se kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor. Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani.
“Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme”, thuhet në komunnikatë.
Tutje bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident.
The post IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor appeared first on Kosovapost.net.