Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, pasi ndaj tyre po zhvillohen hetime për kanosje jashtë detyrës zyrtare.
Rasti i parë lidhet me një polic të trafikut rrugor në Prishtinë, i cili dyshohet se është përfshirë në një incident kanosjeje.
Rasti i dytë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një zyrtar tjetër policor i stacionit lokal po hetohet po ashtu për kanosje jashtë orarit të punës.
IPK ka kërkuar suspendimin e tyre deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa të dy rastet po trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.











