IPK: Plagosja e hetuesit nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare

Incidenti me armë zjarri i cili ndodhi sonte në Prishtinë, ku i plagosur mbeti zyrtari i IPK-së, Arsim Beqiri nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

Sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një hetues i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

Arbër Beka, zëdhënës në IPK, tha se incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Beka.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ndodhet në kërkim të tij.