IPK: Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale).

Në njoftimin e IPK-së është thënë se i njëjti dyshohet penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit n fjalë.

“Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari. IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, është thënë në njoftimin e IPK-së.