Iphone këtë vit vjen me tre kamera të pasme (foto+video)

Sipas një raporti të ri, Iphonet e këtij viti pritet të jenë me tre kamera të pasme.

Rritja e madhësisë do të sillte madhësinë e linjës së këtij viti në të njëjtin rang me iPhone XR që ka ekran LCD.

Në raport po ashtu thuhet se telefoni do të vijojnë të përdorin konektorë Lightning por do të përfshijnë në paketim edhe një kabëll USB-C Lightning me karikues 18-vat për herë të parë.

Edhe pse ka një ngjashmëri mes raportimeve, si përshembull për kamerën e trefishtë të pasme, Wall Street Journal dhe Ming Chi Kuo thonë se ky sistem kamerash do të ofrohet vetëm për pasardhësin e iPhone XS Max me ekran 6.5-inç OLED, përcjellë Klan Kosova.

Raportimet gjithashtu ndryshojnë se për çfarë do të shërbejë kamera e tretë e pasme.

Fillimisht u sugjerua se ishte kamër 3D por sipas Bloomberg Apple është tërhequr nga ky plan dhe shtyrë për iPad Pro në 2020-ën.

Bloomberg thotë se kamera e këtij viti do të përdoret për më shumë zmadhim dhe fushëpamje.

Përveç madhësive të ekraneve për pasardhësit iPhone XS dhe XS Max që do të jenë 6.1-inç dhe 6.5-inç, raporti thotë se telefonit do të jenë më të trashë, vetëm një fraksion milimetri.

Edhe pse nga 2020-ta Apple do të prodhojë vetëm telefonë me ekrane OLED, edhe këtë vit pasardhësi i iPhone XR do të ketë ekran LCD.

https://www.youtube.com/watch?v=lSEiu2vYHwQ