Aventura e Simone Inzaghit në Arabinë Saudite mund të përfundojë pas vetëm 8 muajsh. Sipas gazetarit Abdulrahman Alfuraih, pritet një mbledhje urgjente për të vendosur nëse bashkëpunimi do të vazhdojë apo do të ndërpritet, megjithëse trajneri nuk rrezikon shkarkimin para pauzës së kombëtareve. Vendimtare do të jenë 10 ditët e ardhshme, me dy objektiva kyç: ndeshjet e 1/8-ave të Champions-it aziatik kundër Al Saad dhe rikthimi në garën për titull.
Rënia e formës në muajin e fundit e ka rënduar situatën. Pas merkatos së janarit, ku mbërriti edhe Karim Benzema, Al Hilal ka marrë vetëm 2 fitore dhe 6 barazime, duke humbur vendin e parë. nga +7 pikë avantazh, tani është i treti, 3 pikë pas Al Nassr të Cristiano Ronaldos dhe pas Al Ahli.
Situata kujton sezonin e parë të Inzaghit tek Interi, kur humbi një avantazh prej 7 pikësh. Klubi duhet të vlerësojë edhe kontratën 2-vjeçare të tij prej 26 milionë euro neto në sezon, ndërsa trajneri beson se mund ta përmbysë situatën.
The post Inzaghi rrezikon shkarkimin, pas pikiatës së Al Hilal në kampionat. Vendimtare 10 ditët e ardhshme appeared first on Telesport.










