Al Hilal nuk ka ndërmend të ndalet. Pas Theo Hernandez, dy yje të tjerë mund të shkojnë te klubi arab nga Seria A.
Nuk është sekret që emri në krye të listës së dëshirave është ai i Victor Osimhen. Klubi është gati ta mbulojë në ar nigerianin, por ai ende nuk është bindur të pranojë ofertën faraonike.
Arabët janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro të klauzolës, por pa dritën jeshile nga sulmuesi, objektivi do të ndryshojë së shpejti.
Sipas L’Equipe, Simone Inzaghi po nxiton të mirëpresë qendërsulmuesin e ri.
Kështu, koha po mbaron për Osimhen dhe alternativa ende çon në Serie A: në fakt, Al Hilal po synon Dusan Vlahovic. Edhe në këtë rast, megjithatë, serbi është dukur pak i prirë për një transferim larg Europës.
Në mënyrë të pashmangshme, arabët po ndjekin edhe pista të tjera, të cilat do të aktivizohen nëse as Vlahovic dhe as Osimhen nuk vendosin të përqafojnë projektin e udhëhequr nga Simone Inzaghi: në listën e Al Hilal janë edhe Pierre-Emerick Aubameyang dhe Youssef En-Nesyri.
The post Inzaghi “plaçkit” Serie A, dy sulmues për Al Hilal appeared first on Telesport.