Investim 40 milionë euro për të kthyer në punë fabrikat e Enver Hoxhës për…

Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku në rend të ditës ishte “projektligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake.

Por çfarë do të prodhojë konkretisht Shqipëria? Fillimisht do të prodhohen elemente bazike të armatimit ushtarak, si municione, teksa theksoi që parësore është të plotësohen nevojat e vendit tonë për armë dhe pastaj të kalohet në tregun ndërkombëtar.

Që nga publikimi i tij për konsultim publik, në projektligj janë bërë disa ndryshime lidhur me lehtësirat fiskale të kompanive që do të merren me prodhimin e armëve në Shqipëri. Zgjerimi i industrisë ushtarake vjen si kërkesë e NATO-s, në një kohë ku situata aktuale gjeopolitike ka shtyrë shumë vende të Evropës që të investojnë në fuqizimin e kësaj industrie./ Scan TV

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.