Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar lidhur me intervistimin e Sekretares së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit, nga Prokuroria Speciale.
Ai ka goditur direkt Kryeprokurorin Blerim Isufajn, duke e akuzuar se intervistimi i saj pesë muaj para zgjedhjeve është i qëllimshëm.
“Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin. A e dini çfarë mesazhi është ky? Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë”, ka shkruar Abrashi.
Tutje, ai ka thënë se “Prokuroria është e kapur”
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!”, ka shkruar tutje ai.