Intervista e Kurtit në RTK, Rashiti: Kurti ka përfunduar politikisht, ka hyrë në fazën të rënies së shpejt

Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit në Zvicër, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo intervistë ka treguar se kryetari i VV-së ka përfunduar politikisht.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se i pari i VV-së ka hyrë në fazën e rënies së shpejt.

“Mbrëmë në RTK, secili ka mundur të vërejë se Kurti ka përfunduar politikisht – më saktë, ka përfunduar kontrollin mbi narrativin politik që dikur ua impononte publikut dhe kundërshtarëve. Edhe më keq, idetë e reja politike që ai përpiqet të sjellë nuk po pëlqehen. Tani duket se kemi hyrë në një fazë të rënies së shpejtë”, ka shkruar Rashiti.