Mendimi për motin – 31.01.2025
Pas mjegullës që pritet të formohet orëve të mëngjesit të ditës së shtunë nëpër ultësira, ditën do të ketë intervale me diell, ndërkohë që vransirat vijnë duke u shtuar orëve të pasdites, kryesisht të shtresave të larta. Nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.
Lexo Edhe:
Vransirat vetëm se vijnë duke u shtuar të dielen, që deri në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat ende të larta deri në 10C e 12C. Riga shiu mund të vazhdojnë kohëpaskohe ditën e hënë, e temperaturat pësojnë rënie në 4C e 6C. Nga dita e martë parashihet mot i thatë por i ftohtë, me minimale që zbresin deri në -2C e -4C, e maksimalet ditën, nën kushte me diell shkojnë deri në 3C e 5C.