Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë e paqëndrueshme me mot me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Sipas IHMK-së sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.