Pas eliminimit nga Champions League kundër Bodo/Glimt, skuadra zikaltër do të përqendrohet te Kupa e Italisë dhe kampionati, dy objektiva që Interi nuk do t’i humbasë. Avantazhi +10 pikë ndaj Milanit lë pak dyshime për fundin e Serie A, por edhe me titullin në xhep, në verë pritet një “revolucion” i vërtetë. Marotta dhe Ausilio po punojnë prej kohësh për rinovimin e skuadrës dhe disa largime duken të mundshme.
Yann Sommer nuk do ta rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor, ndërsa e ardhmja e Josep Martinez mbetet e paqartë. Në mbrojtje nuk pritet rinovimi i Acerbi, Darmian dhe De Vrij, duke i lënë hapësirë Akanji, Bastoni dhe Bisseck. Në mesfushë, dilema kryesore është Hakan Calhanoglu, i kërkuar nga Galatasaray, ndërsa Mkhitaryan do të largohet pas mbi 170 ndeshjesh.
Oferta mund të dëgjohen edhe për Dumfries, Frattesi dhe Luis Henrique. Në sulm, sakrifica mund të jetë Marcus Thuram, i vlerësuar rreth 60 milionë euro. Ndërkohë, klubi synon rinovimin e trajnerit Cristian Chivu deri më 2028, me opsion për 2029.
The post Interi, titulli nuk e shmang dot “revolucionin”. Ja yjet që mund të largohen në qershor appeared first on Telesport.









