Për Interin e Christian Chivu, fundi i tetorit vendos ritmin dhe prioritetet e sezonit. Trajneri ka vendosur të mbështetet kryesisht te titullarët, duke shmangur rotacionet, përveç rasteve të domosdoshme, me fokus kryesor kampionatin. Turi i forcës përmbledh periudhën nga ndeshja e së shtunës ndaj Romës në “Olimpico”, më pas në Napoli më 25 tetor dhe “San Siro” kundër Fiorentinës, ndërmjet tyre edhe sfida e Champions ndaj Union SG, që konsiderohet e rëndësishme, por mund të jetë prioritet i katërt.
Formacioni i parashikuar: Sommer në portë, Akanji, Acerbi e Bastoni në mbrojtje, Dumfries dhe Dimarco në krahë, Barella dhe Mkhitaryan pranë Calhanoglu, ndërsa sulmi me Lautaro dhe njërin mes Bonny e Pio Esposito deri sa të rikuperohet Thuram. Variacioni minimal? Akanji, Acerbi, Mkhitaryan dhe Dimarco mund të marrin paksa frymë, ndërsa Carlos Augusto mund të alternohet me Dimarco.
Qëllimi është të jepet maksimumi në kampionat, edhe nëse humbasin pak minuta në Champions, për të mos përsëritur gabimet e sezonit të kaluar dhe për të vendosur bazat për ambiciet e sezonit.
The post Interi, tani ose kurrë. Chivu lë mënjanë rotacionet, mbështetet te titullarët e rregullt appeared first on Telesport.