Piero Ausilio dhe Beppe Marotta e kanë përsëritur shpesh: “Interi është një makineri e konsoliduar, me lojtarë niveli. Ta përmirësosh është e vështirë”. Megjithatë, në verë objektivi u arrit. Ardhja e Pio Espositos dhe Ange-Yoan Bonny uli moshën mesatare dhe i dha Cristian Chivu dy alternativa reale përtej Lautaro Martinez e Marcus Thuram.
Në mes të sezonit, Interi ka sulmin më të mirë të Serie A dhe të tretin në Europë me 57 gola, pas Barcelonës (63) dhe Bayern Munich (79). Ndryshimi kryesor nga Interi i Simone Inzaghit është impakti i alternativave. Sezonin e kaluar Correa, Arnautovic dhe Taremi prodhuan 12 gola dhe 15 asistime; deri në fund të janarit, ndërsa Pio dhe Bonny kanë tashmë 11 gola dhe 10 asistime.
Bonny shënon ose asiston çdo 90 minuta. Në lojën e dueteve (gola+asiste) fiton “PioLa”: Lautaro-Esposito kanë 12 gola dhe 4 asistime (16 në total) në 827 minuta, ndërsa “ThuLa” ka 13 gola dhe 0 asistime në 1094 minuta bashkë.
The post Interi, sulmi është në nivel top-europian. “PioLa” po bën më mirë se “ThuLa” appeared first on Telesport.










