Tri vite në futboll duken si një epokë. Interi dhe Liverpool-i do të përballen sërish në Champions pas 8 marsit 2022 në “Anfield”. Histori të ndryshme, por fituese atëherë, sot janë realitete të kundërta. Interi i Chivu kryeson kampionatin me besim, ndërsa anglezët janë në vështirësi rezultatesh dhe me pakënaqësinë e Mohamed Salah. Lautaro Martínez, protagonist edhe atë mbrëmje me një gol të bukur, por të pafrytshëm, do ta udhëheqë sërish sulmin zikaltër bashkë me Marcus Thuram.
Një fitore do t’i afronte zikaltërit ndjeshëm me 1/8-at. Liverpool i Slot kërkon ringritje në një skenë madhore. Formacionet – Chivu pritet të bëjë rotacion të matur. Akanji e Bastoni në mbrojtje, Barella e Çalhanoglu në mesfushë; përpara konfirmohet dyshja Lautaro–Thuram. Anësorët? Dimarco majtas, Carlos Augusto mund të spostohet djathtas; në mesfushë Zielinski, përpara Sucic dhe Mkhitaryan.
Ka krizë te “Reds”, vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit të Premier League; dy barazime radhazi. Pas 3–3 me Leeds, Salah shpërtheu: “Jam në stol dhe nuk e di pse. Duket sikur klubi më ka dënuar”. Në Champions, të kuqtë kanë 9 pikë dhe kërkojnë me ngulm fitoren. Chivu, megjithatë, nuk i nënvlerëson, pavarësisht krizës së dukshme.
The post Interi ritakon Liverpool-in. “Reds” në krizë, por Champions-i është tjetër “muzikë” appeared first on Telesport.










