Derbi i Italisë nxori në pah të njëjtin problem të Interit si në kohën e Inzaghit. Sipas “Tuttosport”, ekipi i Chivu vazhdon të përsërisë gabimet që i kushtuan titullin sezonin e kaluar, në garë me Napolin: lejon kundërshtarët ta përmbysin rezultatin dhe pëson gola në 15 minutat e fundit.
Në këtë kampionat, Interi ka humbur 6 pikë duke qenë në avantazh, ndaj Udineses dhe Juventusit. Kundër bardhezinjve, dy golat e fundit erdhën nga gabimet në mbrojtje: “gjumi” ndaj Khephren Thuram dhe mefshtësia e Sommer ndaj goditjes së Adzic.
Të njëjtat dobësi i kanë kushtuar sezonin e kaluar 13 pikë dhe 13 gola nga minuta e 75-të deri në fund të ndeshjes, si p.sh. barazimi 1-1 i Napolit në “Maradona”, marsin e kaluar. Shkaku? Mentalitet i gabuar dhe gabime individuale. Ndërkohë, Interi ka pësuar 6 gola në dy ndeshjet e fundit, duke treguar një mbrojtje të brishtë dhe të paqëndrueshme.
The post Interi po shfaq të njëjtat dobësi si në kohën e Inzaghit, 6 pikë të humbura nga përmbysjet appeared first on Telesport.