Interi po përgatitet të mirëpresë lojtarët e vet, që u rikthyen nga angazhimet me kombëtaret në Botëror. Pas zhgënjimeve të përjetuara, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez do të nisin përgatitjen në “Appiano Gentile” të dielën, më 9 gusht.
Së bashku me ta do të jetë edhe përforcimi i ri i zikaltërve, John Stones, i cili mbërriti si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar. Ndërkohë, Interi, të shtunën, më 8 gusht, në orën 13:00 sipas orës italiane, do të përballet me Juventusin në një miqësore në Perth, pas barazimit 1-1 ndaj Milanit në derbi.
Pas kthimit në Itali, testi i fundit para nisjes së kampionatit do të jetë sfida ndaj Betis Sevilla, i programuar më 15 gusht në orën 19:30. Kjo ndeshje mund të jetë mundësia ideale për debutimin sezonal të Lautaros, Thuramit dhe Stones, të cilët synojnë të marrin minuta të rëndësishme përpara sfidës së parë të kampionatit ndaj Monza, më 22 gusht në orën 18:30.
al”>Telesport.








