Është e lehtë të flasësh për përmbysje, por ta realizosh është shumë më e vështirë. Historia e kupave europiane tregon se rikthimet nga një gol disavantazh janë të shpeshta, ndërsa ato nga dy ose më shumë gola janë shumë të rralla. Pikërisht këtë duhet të bëjë Interi për të arritur në 1/8 e Champions League. Një përmbysje ndaj Bodo/Glimt, të ndërtuar mbi guxim dhe ekuilibër.
Tifozët zikaltër kujtojnë ende përmbysjen historike ndaj Aston Villa në Kupën UEFA 1990-91. Skuadra e drejtuar nga Giovanni Trapattoni humbi 2-0 në Birmingham, me golat e Nielsen dhe David Platt. Pas humbjes pati përplasje të forta në dhomat e zhveshjes, por reagimi erdhi në kthim.

Më 7 nëntor 1990, një “San Siro” i mbushur pa Interin të fitonte 3-0, me golat e Jurgen Klinsmann, Nicola Berti dhe Alessandro Bianchi. Të tre vulosën mrekullinë. Pas ndeshjes, Lothar Matthaeus tha frazën historike: “Kaos i madh për një fitore të madhe”.
Sot Interit i duhet të fitojë me 3 gola diferencë për të shmangur shtesat dhe penalltitë, një mision edhe më i vështirë, sidomos me mungesa të rëndësishme në skuadër.
The post Interi, për të përmbysur Bodo/Glimt duhet shpirti i asaj nate magjike të vitit 1990 appeared first on Telesport.










