Interi nuk heq dorë nga Diaby, ja si Salah mund t’ia hapë rrugën për te zikaltrit

Në mënyrë indirekte, largimi i Momo Salah nga Liverpool-i mund të jetë një lajm i mirë për Interin. Nuk ka flirt mes zikaltërve dhe egjiptianit, por ikja e tij nga “Anfield” mund të shkaktojë efekt domino në tregun e transferimeve. Sidomos, ish-anësori i Romës, Moussa Diaby, ka rënë sërish në radarët e Arabisë Saudite. Salah është simbol i botës muslimane dhe fondi PIF është gati të bëjë gjithçka për ta marrë atë në “Saudi Pro League”.

Nëse Salah shkon tek Al-Ittihad, atëherë Interi mund ta ketë rrugën të hapur për Diaby. Salah luan në të njëjtën pozicion si francezi, ndaj ardhja e legjendës së “Reds” mund të lehtësojë kërkesat e Al-Ittihad për shitjen e Diaby, i cili vetëm një vit e gjysmë më parë ishte paguar 60 milionë euro nga Aston Villa.

Diaby ka qenë prioritet i Interit qysh nga merkatoja e janarit. Plani i Chivu dhe stafit ishte të shtonin një sulmues krahu që mund të përdorej si “5”, duke shtuar driblim dhe paparashikueshmëri, çka mungojnë prej vitesh në “Appiano Gentile”. Në qershor, Interi mund të ndryshojë edhe sistemin drejt 3-4-2-1, duke nxjerrë më shumë në pah cilësitë e Diaby.

The post Interi nuk heq dorë nga Diaby, ja si Salah mund t’ia hapë rrugën për te zikaltrit appeared first on Telesport.