Interi nuk fal, frikën e 30 minutave të para e kthen në goleadë

Interi luan tenis ndaj Pisës në një ndeshje ku nisi ne menyre befasuese.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 6-2, ku mysafirët faktikisht ishin në avantazh prej dy golave.

Stefano Moreo përfitoi nga një gabim i Yan Sommer për të zhbllokuar rezultatin pas 11 minutave lojë.

I njëjti u asistua nga Matteo Tramoni dhe me një goditje të bukur e finalizoi për ta dyfishuar epërsinë (23’).

Pas këtyre dy golave, Interi u këndell duke zhvilluar lojë krejtësisht tjetër. Fillimisht fituan një penallti, të cilën e finalizoi Piotr Zielinski (39’).

Kurse, dy minuta më vonë Lautaro Martinez shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin pas harkimit të DiMarcos (41’).

Përmbysjen e madhe e siguroi Pio Esposito pas asistimit të Bastonit (45+2’).

Për golin e katërt u përkujdes Thuram që shënoi me një vollej fantastike pas tjetër asistimi të DiMarcos (82’).

Kurse, fitoren e vulosi talenti Ange-Yoan Bonny (86’). Në minutën e fundit, “Neurazzurët” realizuan sërish – këtë herë përmes Henrikh Mkhitaryan (90+3′).

The post Interi nuk fal, frikën e 30 minutave të para e kthen në goleadë appeared first on Telesport.