PSV-ja ka një mision të vështirë sonte në Champions League kundër Bayern Munich. Për t’u kualifikuar në “play off”, skuadra holandeze duhet të marrë rezultat ndaj një kundërshtari që pothuajse nuk humbet kurrë. Në sfond mbetet edhe e ardhmja e Ivan Perisic, me Interin që duket gati të veprojë në rast se holandezët eliminohen.
Megjithatë, këto çështje nuk e shqetësojnë trajnerin Peter Bosz, i cili është i përqendruar vetëm te ndeshja me bavarezët. Për kroatin ai deklaroi: “Nuk mendoj për këtë, ne duam të fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë në ‘play off’. Ky është qëllimi, nuk ka asgjë tjetër. Nuk di asgjë për këto gjëra”.
I pyetur nëse kishte frikë se mund ta humbiste Perisic, ai u përgjigj: “Nuk trembem lehtë”. PSV-ja ka 8 pikë (2 fitore, 2 barazime, 3 humbje), ndërsa Bayerni është tashmë i kualifikuar me 18 pikë dhe mund të bëjë rotacion në formacion. Sonte do të zgjidhet gjithçka.
The post Interi ndjek Perisic, PSV drejt “play off”-it. Bosz: Nuk mendoj për të ardhmen e Ivan appeared first on Telesport.










