Pas humbjes 201 ndaj Udineses në “San Siro”, trajneri Cristian Chivu foli për DAZN: “Ndeshjen e nisëm mirë, por nuk ishim fluidë dhe na mungoi qartësia. Pas penalltisë humbëm motivimin dhe u futëm në vështirësi. Në pjesën e dytë patëm më shumë grintë, por rastet nuk i shfrytëzuam.
Në pushim i kërkova skuadrës më shumë qartësi, vertikalitet dhe lëvizje. Me 4 sulmues provuam gjithçka, por Solet dhe Kristensen bënë një punë të madhe. Duhet të dimë t’i menaxhojmë momentet. Nuk jemi më të dobët pas kësaj humbjeje, por mbetemi një kantier i hapur, që kërkon ekuilibrin e duhur.
Duhet punë e madhe, kampionati është shumë i gjatë. Për derbin e Italisë nuk dua të mendoj tani. Pas ndeshjeve të kombëtareve shpresoj të kthehemi me më shumë qetësi e motivim”.
The post Interi mposhtet në shtëpi, Chivu: Jemi ende kantier i hapur, duhet punë e madhe appeared first on Telesport.