Interi më në fund kalon krizën! Fitime rekord në historinë moderne të klubit

Interi kalon përfundimisht krizën financiare. Klubi zikaltër ka njoftuar se ka përfunduar vitin financiar me fitim 35.4 milionë euro, diçka që nuk ishte arritur në historinë moderne të klubit, përfshirë një të ardhur rekord prej 567 milionë eurosh.

Pandemia shtoi borxhet dhe solli një varg problemesh financiare, por situata ka kaluar me sukses.

Klubi ka ulur shpenzimet dhe ka rritur të ardhurat, sidomos sepse ka shkuar dy herë në finalen e Champions League. Fitime kanë ardhur edhe nga pjesëmarrja në Botërorin e klubeve.

Fitimi i këtij viti përkthehet në rritje neto prej 70 milionë eurosh nga qershori 2024, kur klubi operonte me humbje prej 35.7 milionë eurosh.Të ardhurat gjithashtu arritën një rekord të ri prej 567 milionë eurosh, praktikisht rritje me 94 milionë euro krahasuar me sezonin e kaluar.

The post Interi më në fund kalon krizën! Fitime rekord në historinë moderne të klubit appeared first on Telesport.