Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet

Tek Interi është hapur një “revolucion” i vërtetë në repartin e mesfushës. Klubi zikaltër është në kërkim të përforcimeve, por fillimisht duhet të sistemojë disa largime. Ndër të parët në listë për t’u larguar është Kristjan Asllani, edhe Piotr Zielinski duket gjithnjë e më shumë në dyshim.

Mesfushori shqiptar, i cili ka ardhur me shumë pritshmëri nga Empoli, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu, ndaj pritet të largohet me siguri. Pavarësisht interesimit nga Betis Sevilla, shqiptari preferon të qëndrojë në Serie A. Interi po punon për t’i gjetur një sistemim që i përshtatet ambicieve të tij dhe klubit.

Më e ndërlikuar është situata e Zielinskit, i cili nuk ka lënë shumë gjurmë sezonin e fundit me Interin. Mesfushori polak, 31 vjeç, ka një pagë të majme prej 4.5 milionë euro në sezon dhe është i lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Të gjitha këto elemente e bëjnë largimin e tij të vështirë, por në merkato, asnjëherë nuk mund të thuash kurrë.

Në rast largimi të Zielinskit, Interi ka piketuar si zëvendësues të mundshëm Morten Frendrup, mesfushor i Genoa. Danezi vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2028. Frendrup ka bërë një sezon shumë të mirë dhe profili i tij pëlqehet nga drejtuesit e Interit.

Një tjetër alternativë është Mandela Keita, që vjen nga Parma dhe ka qenë nën urdhrat e Chivu sezonin e kaluar, kur ai drejtonte ekipin “Primavera”. Keita është një profil që tekniku rumun e njeh mire. Ai mund të sjellë energji dhe fleksibilitet në mesfushën zikaltër.

Përfundimisht, Interi po përgatit një “revolucion” në mesfushë, me dalje të rëndësishme dhe synime të qarta për përforcime më të përshtatshme me vizionin e trajnerit të ri.

The post Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet appeared first on Telesport.