Davide Frattesi mund të largohet nga Interi këtë janar. Mesfushori, që ka pasur pak hapësirë për shkak të problemeve fizike, mund të shitet për të financuar merkaton e Interit (30-35 milionë euro të kërkuara). Juventusi, Napoli dhe Roma kanë treguar interes, por pista më e nxehtë dhe e preferuar nga Interi është Fenerbahçe në Turqi, që ofron 40 milionë euro.
Turqit janë të gatshëm për huazim me detyrim blerjeje, formula e preferuar nga Interi, që siguron paratë për të blerë të djathtin e Atalantës, Marco Palestra, për rreth 40 milionë.
Për zëvendësimin e Frattesi, zikaltrit mendojnë të rikthejnë Aleksandar Stankovic nga huazimi te Bruges. Megjithatë, mesfushori italian nuk është i bindur për largimin dhe preferon të qëndrojë në Itali për mundësinë e një ftesë në Botëror. Spalletti dhe Juventusi vazhdojnë ta ndjekin me interes.
The post Interi joshet nga oferta turke për Frattesi, vetë mesfushori preferon… Italinë appeared first on Telesport.













