Sikur eliminimi nga Champions-i të mos mjaftonte, Interi rrezikon edhe gjobë pas dy ndeshjeve ndaj Bodø/Glimt. Në qendër është sponsori në fanellë, në sfidën e parë në Norvegji, e lidhur me një faqe të botës së lojërave të fatit.
Sipas rregullave vendase, siç raportoi “Aftenposten” dhe u pasqyrua nga “Calcio e Finanza”, reklamimi lejohet vetëm për operatorët shtetërorë “Norsk Tipping” dhe “Norsk Rikstoto”. Shkelja e kësaj sjell gjobë. Bodo, si organizator, thotë se ka vepruar saktë dhe se e ka paralajmëruar Interin për normat mbi alkoolin dhe lojërat e fatit. Ndërkohë, pozicioni i zikaltërve po verifikohet nga “Lotteritilsynet”. Klubi norvegjez shton se Interi kishte marrë më parë miratimin e FIGC për atë fanellë.
Një rast i ngjashëm ndodhi në tetor 2024 ndaj Young Boys në Zvicër, teksa Interi i shmangu masat penalizuese pasi sponsori ishte argëtues, jo bastesh direkte, duke marrë edhe “ok” nga AGCOM. Çështja rikthehet para turit të radhës kur Sporting Lisbona do të luajë në “Aspmyra Stadion” me sponsor bastesh dhe pritet të përdorë fanellë tjetër.
The post Interi, jo vetëm i eliminuar nga Bodo. Rrezikon gjobë për sponsorin në Norvegji appeared first on Telesport.










