Interi po përgatitet për një riformatim të thellë gjatë verës së ardhshme. Vetëm Henrikh Mkhitaryan do të marrë ofertë rinovimi nga ata me kontratë në skadim, por me ulje të rëndësishme page prej 30%; nga 3.8 milionët aktualë në 2.5 për një sezon tjetër. Në skadencë janë Yann Sommer, Francesco Acerbi, Matteo Darmian dhe Stefan de Vrij.
Asnjë prej tyre nuk do të marrë ofertë rinovimi, përveç nëse performanca e tyre në javët e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme. Kështu, mbrojtja duhet të rindërtohet. Pothuajse e sigurt është blerja e Akanji nga Manchester City, ndërsa ka interes për Oumar Solet të Udinese. Gjithashtu duhet të merret një portier titullar, nëse Josep Martinez do të mbetet i dyti edhe për një sezon tjetër.
Në javët e fundit është folur për Alisson Becker për portën, si dhe për Marco Carnesecchi të Atalantës. Dy profile shumë të ndryshme. Braziliani mund të merret me një çmim të ulët, ndërsa italiani kushton rreth 40 milionë euro. Kandidati kryesor është Guglielmo Vicario, tani te Tottenham, që ka dëshirë (dhe ëndërr) të kthehet në Itali pas sezoneve të mira në Angli për të mbrojtur portën e një klubi të madh.
The post Interi, i sigurt “revolucioni” veror në mbrojtje. 4 largime, përfshirë edhe portierin appeared first on Telesport.









