“Interi i Chivu është super i fortë, cikli i këtij ekipi nuk ka përfunduar”

Christian “Bobo” Vieri, i intervistuar nga “Sky Sport”, komentoi aktualitetin te zikaltërit mes fushës dhe merkatos. Ja deklaratat e tij, nga Interi deri te rivalët për titullin: “Tek Interi nuk ka cikël të ri, por një trajner të ri. Lojtarët janë pak a shumë të njëjtët.

Me Inzaghin, zikaltërit patën 4 vite të rëndësishme dhe shumë të bukura, me dy finale të humbura të Champions-it, por gjithsesi të arritura. Tani kanë një trajner të ri si Chivu, që do të ketë idetë e tij dhe të cilit do t’i duhet dhënë pak kohë. Interi është gjithmonë i fortë, pres një sezon të madh në kampionat, do të bëjë mirë edhe në Champions. Skuadra është super e fortë sipas mendimit tim”.

Për talentet e rinj të Interit: “Thuhej që Interi ishte i vjetër, prandaj tani marrin të rinj. Është e drejtë kështu, duhet bërë një miks mes përvojës dhe rinisë. Drejtuesit e Interit janë shumë të zotë për të marrë lojtarët e duhur”.

Për Pio Espositon dhe Bonny: “Janë të rinj, por kanë shumë dëshirë për të bërë mirë. Do të stërviten me Thuram dhe Lautaro, do të mësojnë shumë prej tyre”.

Për skuadrat e tjera të mëdha të Serie A: “Më pëlqen që Juve ka konfirmuar Tudorin, kështu i jep pak vazhdimësi vetes. Igor është një person që gjithmonë thotë atë që mendon. Nuk mund t’ia vësh gjithmonë fajin trajnerit. Conte mbeti te Napoli, të gjithë mendonin se do të shkonte te Juve. Skuadra e Napolit këtë verë do të përforcohet shumë. Jam shumë kurioz për Romën e Gasperinit, duhet t’i jepet kohë, por sipas meje do të jetë surpriza”.

The post “Interi i Chivu është super i fortë, cikli i këtij ekipi nuk ka përfunduar” appeared first on Telesport.