“Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

Andriy Shevchenko, golashënuesi më i mirë në historinë e “Derby della Madonnina” (14 gola), analizoi sfidën e së dielës për “La Repubblica”. Sipas tij, ky derbi nuk e vendos fatin e kampionatit, por ka peshë të ndryshme për dy skuadrat: “Nuk do të ndikojë në destinin e kampionatit, është ende herët. Për Milanin është më i rëndësishëm, sepse e shoh ende pak më të brishtë se Interin. Duhet të vazhdojë të rritet, një humbje në derbi mund ta frenojë këtë proces”.

Shevchenko e sheh Interin një hap përpara: “Skuadra zikaltër ka mbetur e paprekur, madje është forcuar, pastaj Chivu ka idetë e duhura. Zikaltrit janë ndër favoritët për titullin”. Ndryshe nga Milani, që po rindërton: “Duhej të rikthente sigurinë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, por Allegri po e menaxhon mirë këtë fazë”.

Për rikthimin e Allegrit: “Është serioz, di t’i menaxhojë lojtarët dhe ka një lojë të konsoliduar”. Për Luka Modric shton: “Më impresionon, po bën diferencën e madhe. Megjithatë, si skuadër, Milani ka ende hapa për të arritur nivelin e Interit”.

The post “Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel” appeared first on Telesport.