Interi ëndërron! Gati 60 mln euro për të tunduar një yll të destinuar për Real Madridin

Ëndrrat duan guxim dhe Interi po provon shanset për një lojtar që konsiderohet pikërisht i tillë për kampionatin italian, lojtar ëndrrash.

Bëhet fjalë për Nico Paz. Klubi zikaltër po përgatit një ofertë të bujshme prej 60 milionë eurosh për të nënshkruar me yllin e Como, edhe pse Real Madrid praktikisht “e ka në xhep” mesfushorin ofensiv.

Sipas Tycsports në Argjentinë, zikaltrit kanë besim se mund ta bindin Nico Paz për të mos u kthyer në Madrid.

Kontrata e tij aktuale me Como vlen deri në qershor të vitit 2028, por çdo transferim i mundshëm kërkon miratimin e Real Madridit. Los Blancos mund ta rikthejnë lojtarin në vitet 2026 dhe 2027 me një shifër fikse.

Ndërkohë, nëse Como e shet, Real Madrid përfiton 50% të kartonit.

The post Interi ëndërron! Gati 60 mln euro për të tunduar një yll të destinuar për Real Madridin appeared first on Telesport.