Interi do të përballet me Bayernin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Neroazzurët kanë marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë me rezultat 1-2 në Munich.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë për të kaluar në gjysmëfinale, pasi përballë kanë një skuadër me shumë traditë në ‘Champions’.
Por edhe nëse kalojnë në gjysmëfinale, Interi rrezikon të humbas një pjesë të madhe të futbollistëve titullar.
Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, janë gjashtë futbollistë të Interit që në rast se marrin kartonë të verdhë rrezikojnë të paraqiten në gjysmëfinale.
Kësisoj kapiteni Lautaro Martinez, mesfushorët Nicolo Barella e Henrikh Mkhitaryan si dhe mbrojtësit Benjamin Pavard, Alessandro Bastoni e Denzel Dumfries rrezikojnë të mos paraqiten në gjysmëfinale në rast se ndëshkohen dhe Interi kalon tutje.