Interi do Ademola Lookman dhe e ka seriozisht! Sulmuesi nigerian, i pranishëm në seancën stërvitore të klubit të Bergamos sot, është mjaft i popullarizuar te trajneri Chivu, aq sa pas diskutimeve fillestare joformale – raporton Sky Sport – Nerazzurrët kanë paraqitur ofertën e tyre të parë, një huazim me detyrim blerje 40 milionë euro, pas një bisede telefonike mes drejtuesve.
Atalanta nuk e konsideron ofertën të arsyeshme – as kushtet – por Interi, tashmë i fortë në marrëveshjen me lojtarin nigerian (kontrata 4 vite me rroge 4 mln euro ne sezon), është i vendosur të mos e rrisë shumën.
Qëndrimi i Atalantës është mjaft i qartë: 50 milionë euro plus bonuse kur shitet brenda Italie, 45 mln euro mjaftojne nga kampionatet e tjera.
The post Interi dorëzon ofertën e parë për Lookman, Atalanta refuzon: në Serie A duhet të shitet më shtrenjtë se jashtë kufinjve! appeared first on Telesport.