Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për momentin e zikaltërve të drejtuar nga ish-shoku i tij i skuadrës, Cristian Chivu. Ai u shpreh: “Te Chivu si trajner më pëlqen vëmendja njerëzore që ka ndaj lojtarëve të tij”.
Sa i përket garës për titull, Ranocchia tha: “Interi dhe Napoli janë më të përgatiturit, por kujdes edhe nga Milani që nuk ka kompeticione europiane”.
Për sezonin e Interit, shtoi: “Do të luftojë deri në fund për titullin. Do të jetë protagonist edhe në Champions, tashmë është një nga pikat e tij të forta”.
I pyetur për një lojtar që vlerëson në këtë Serie A, Ranocchia veçoi: “Nico Paz, më pëlqen shumë. I bukur për t’u parë në fushë, një talent i madh”.
The post “Interi dhe Napoli janë më të përgatitur për titullin, por kujdes Milanin” appeared first on Telesport.











