Interi dhe Milani po monitorojnë me vëmendje mundësitë e tregut, si në janar, ashtu edhe në verë. Në këtë kuadër hyn Mario Gila, mbrojtësi spanjoll i Lazios, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe për të cilin ende nuk ka hapa konkretë për rinovimin.
Agjenti i tij, Alejandro Camano, foli për “Calciomercato”, duke shmangur zërat për të ardhmen: “E ardhmja e klientit tim, që është edhe mik i imi, është thjesht ndeshja e radhës dhe të fitojë gjithçka që mundet me Lazion. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme (kundër Fiorentinës)”. Edhe për rinovimin, Camano ishte i qetë: “Ka ende një vit e gjysmë kontratë. Tani rëndësi ka vetëm të fitojë ndeshjen e radhës”.
Megjithatë, emri i Gila pritet të vazhdojë të qarkullojë në ambientet e klubeve milaneze. Ai u transferua te Lazio në vitin 2022 për rreth 6 milionë euro. Aktualisht, kërkesa e Claudio Lotito është 25–30 milionë euro, edhe për shkak të 50% të kartonit që i takon Real Madridit në rast rishitjeje. Camano, që është edhe agjenti i Lautaro Martínez, mohoi kontaktet me Interin dhe Milanin: “Ai është i përqendruar vetëm tek e tashmja, sepse dëshiron të fitojë me fanellën e Lazios”.
The post Interi dhe Milani joshin Gila, agjenti i spanjollit sqaron gjithçka mbi merkaton appeared first on Telesport.










